Tragjike/ Gruaja shqiptare gjendet e vdekur. Dyshimet e Policisë

0
153

Një grua shqiptare 38 vjeçe është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në Legnano në Itali rreth orës 21:00, raportojnë sot mediat lokale.

Sipas mediave italiane, zbulimi është bërë pasi njerëzit e saj nuk kishin komunikuar me të, duke kërkuar ndihmën e policisë për të hapur portën.

Menjëherë në zonë kanë mbërritur policia dhe ambulancat. Policia ka hapur derën dhe ka gjetur gruan të shtrirë në dysheme.

Edhe pse ndihma e shpejtë ka qenë aty dhe ka ndërhyrë, nuk ka ishte e mundur që ajo të shpëtonte, kishte disa orë që kishte vdekur.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë dhe po ndjek dy pista, atë të vetëvrasjes dhe të vdekjes natyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here