Si të shpëtoni nga thonjtë e futur nën mish

0
386

Thonjtë mund të futen në mish për shumë arsye. Në disa raste janë të lindura, pra janë shumë të mëdha për gishtat përkatës. Edhe traumat të tilla si kur ju lëndoni gishtin ose dikush ju shkel këmbën, mund të bëjnë që thonjtë të hyjnë në mish. Megjithatë, shkaku më i shpeshtë janë  këpucët shumë të ngushta, ose thonjtë e prerë keq apo të papastër.

Simptomat

Në fillim gishti ku ndodhet thoi i hyrë në mish mund forcohet, ënjtet dhe të dhembi. Më pas bëhet i kuq, infektohet dhe dhimbja bëhet akoma më e madhe. Thonjtë e futur në mish janë një çrregullim i zakonshëm dhe i dhimbshëm, sidomos mes adoleshentëve. Çdo thua gishti mund të futet në mish, por problemi në shumicën e rasteve prek gishtin e madh të këmbës. Brenda një kohe të shkurtër mund të shfaqet infeksioni. Ndonjëherë ju mund të vëreni një sasi të vogël qelbi si produkt i plagës.

Thonjtë mund të futen në mish për shumë arsye. Në disa raste, janë të lindura, pra janë shumë të mëdha për gishtat përkatës. Edhe traumat të tilla si kur ju lëndoni gishtin, ose dikush ju shkel këmbën mund të bëjnë që thonjtë të hyjnë në mish. Megjithatë, shkaku më i shpeshtë janë  këpucët shumë të ngushta, ose thonjtë e prerë keq, apo të papastër.

Kujdesi dhe trajtimi

Thonjtë e futur në mish duhet të trajtohen sapo ti e kupton problemin. Nëse ndërfutja e thoit në mish vihet re në kohën e duhur, pra para fillimit të infeksionit, disa metoda të thjeshta mund t’ju ndihmojnë për të shmangur përdorimin e terapive të tjera:

-Lani me ujë të ngrohtë këmbët tre ose katër herë në ditë.

-Për pjesën tjetër të ditës mbajini këmbët e thata.

-Vishni këpucë të rehatshme që të lënë hapësirë të mjaftueshme për gishtat. Nëse është e mundur, vishni sandale derisa të shëroheni.

Nëse thoi nuk përmirësohet brenda dy apo tre ditëve, ose nëse përkeqësohet, konsultohuni me mjekun tuaj.

Mund të jetë e nevojshme të ngrini lehtësisht cepin e thoit të hyrë në mish dhe të vendosni pak pambuk ose fill interdental mes tij dhe lëkurës.

Terapia kirurgjike

Nëse keni inflamacion, ënjtje dhe prani të tepruar të qelbit, thoi është i infektuar dhe keni nevojë për kujdesin mjekësor. Ndoshta mund të merrni antibiotikë dhe thoi mund të hiqet tërësisht ose pjesërisht. Mjeku mund të ndërhyjë në rrugë kirurgjikale për të hequr një pjesë të thoit, një pjesë të shtratit të thoit, një pjesë të indeve përreth dhe madje një pjesë të anësores së thoit.

Ndërhyrja kirurgjikale është e dobishme për të parandaluar që cepat e thoit të depërtojnë më tej në mish me rritjen e tij. Heqja e përhershme e thoit mund të rekomandohet për fëmijët që vuajnë nga thonjtë e futur në mish kronike dhe të përsëritura.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here