Kategoria Superiore, luhen sot të gjitha ndeshjet e javës së 24-t

0
157

Luhen sot të gjitha ndeshjet e javës së 24-t të Kategorisë Superiore.

Në orën 14:00, ndeshja që spikat më shumë është ajo mes Laçit dhe Flamurtarit. Skuadra vlonjate vjen pas 3 ndeshjeve pa fitore dhe ndaj Laçit do të kërkojë që të fitojë për të mos humbur shansin e kualifikimit për në zonën evropiane.

Kukësi do të luajë ndaj Teutës për të ruajtur vendin e dytë në klasifikim, ndërsa Kamza do të përballet me Vllazninë, që vjen në këtë përballje me një moral të lartë pas fitores 3-0 me Flamurtarin.

Në orën 17:00, Skënderbeu do të luajë me Lushnjen, me skuadrën korçare që pritet të bëjë detyrën ndaj asaj lagunare, që është pothuajse e rënë nga kategoria. Më të vështirë do ta ketë Partizani, që në “Selman Stërmasi” do të presë Luftëtarin, skuadrën më në formë të momentit, duke qenë se gjirokastritët nuk njohin humbje prej 11 ndeshjesh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here