Habit shoferi/ Polici i bën testin e alkoolit: Sa e piva një gotë verë!

0
238

Policia e Rrugore e Tiranës vijon kontrollet në kryeqytet për penalizimin e shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Duke qenë edhe fundjavë, policët kanë kontrolluar shoferët nëse e drejtonin apo jo mjetin në gjendje të dehur.

Mes atyre që iu nënshtruaN kontrollit ishte edhe një qytetar që u habit kur nga testi rezultoi të kishte konsumuar alkool në masën 0.10 mg/l. Ai debatoi me policin duke i treguar se kishte konsumuar vetëm një gotë verë dhe se sa ishtE çuar nga lokali.

 

Por justifikimi nuk i mjaftoi këtij të fundit. Ai e ftoi shoferin të dilte nga mjeti, i cili më pas iu nënshtrua edhe kontrollit.

BISEDA E PLOTË MES TYRE

Polici: Ju keni konsumuar pak alkool, por jeni nën limitet e konsumimit të alkoolit, Ju këshillojmë që gjatë drejtimit të automjetit mos të konsumoni më alkool

Shoferi: Sa e piva një gotë verë…tani sa u çova imagjino

Polici: Mund ta fikësh pak mjetin të lutem, t’i bëjmë edhe një kontroll

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here