Greqi- Shqiptari tenton t’i shpëtojë policisë, u përplas makinat

0

Greqi, arrestohet në afërsi të Kosturit një shtetas shqiptar, i cili akuzohet për trafik droge.

Loading...

Shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur,  iu gjet në makinë një sasi prej 54,4 kg kanabis.

Në përpjekje për t’i shpëtuar patrullës së policisë, 47 vjeçari perplasi mjetin e tij me dy makina të policisë. Pas verifikimeve rezultoi se në maj 2017 ai kishte dalë me leje nga burgu i Patras dhe nuk ishte kthyer më.

Mësohet se bashkë me të ka qenë edhe një shqiptar tjetër,  i moshës 43 vjeç, i cili ka mundur të largohet dhe tashmë është shpallur në  kërkim.

Identiteti i 43 vjeçarit gjithashtu nuk është bërë  ende i ditur.

Loading...

Lini nje pergjigje