Datat kur do të zhvillohen 3 provimet e lirimit

0
2906

Provimet e lirimit për klasat e 9-ta në arsimin parauniversitar do nisin me 11 qershor.

Udhëzimi i miratuar një ditë më parë nga ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla, saktëson se në këtë datë, nxënësit do të japin provimin e parë të detyruar në lëndën e gjuhës së huaj.

Ndërsa në datën 18 qershor nxënësit do të japin provimin e dytë në lëndën gjuhë-shqipe dhe letërsi. Prova e fundit do të jetë testi i matematikës që do të zhvillohet në datën 22 qershor.

Nxënësit e pakicave kombëtare do të zhvillojnë edhe provimin kombëtar të arsimit bazë në lëndën gjuhë amtare, testi i të cilës do të zhvillohet në datën 15 qershor”, saktësohet në udhëzim.

Kriteret për testin e gjuhës së huaj
Lista e gjuhëve të huaja që do të jepen si provime të detyruara janë: “anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht”.

Testi i gjuhëve të huaja do të hartohet në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët, trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor A2.

Nxënësit e klasave të 9-ta parapërgatitore për seksionet dygjuhëshe italiane, gjermane dhe franceze janë të lirë të zgjedhin midis gjuhës së huaj të parë që kanë zhvilluar në klasën e tretë dhe gjuhës së huaj të seksionit përkatës të filluar në klasën e pestë.

Në të gjitha këto raste testi do të hartohet dhe korrigjohet në bashkëpunim me mësuesit e huaj dhe shqiptarë të këtyre seksioneve, shkruan Dita.

Provimet kombëtare të arsimit bazë do të fillojnë në orën 10:00 dhe do të zgjasin 2 orë e 30 minuta. Nxënësit me aftësi të kufizuara do ti zhvillojnë provimet kombëtare në përshtatje me veçoritë e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here