A do të krijojnë parti të re? Arben Imami i jep fund të gjitha dilemave me përgjigjen

0
502

Në një intervistë për Televizionin Klan, Imami, i lënë jashtë Grupit Parlamentar demokrat nga Lulzim Basha, Arben mami e akuzon Bashën si shkaktarin e vetëm të rrënimit të Partisë Demokratike, për shkak të paaftësisë së tij politike.

“Me këtë mënyrë drejtimi të partisë, Partia Demokratike të dali matanë janë të pamundura jo zero. Në qoftë se e ka të pamundur të ngre partinë, të largohet. Është një njeri i paaftë për ta bërë atë punë, këtë nuk e them unë por e tregojnë dhe sondazhet”, deklaron Imami.

Ish-ministri, i cili refuzoi propozimin e Lulzim Bashës për të qenë pjesë e grupit të punës i ngritur për të shqyrtuar ndryshime në statut, flet për rrugën e statutore që duhet ndjekur, e cila është e ndryshme nga ajo që kryesia vendosi të enjten e shkuar.

“Ajo që duhet të behej është mbledhje e Këshillit Kombëtar. Të ngrihet një grup pune dhe të jetë i pranueshme nga të gjitha palët, që të ketë garanci që të ketë debat të drejtë dhe votim e numërim të saktë”, u shpreh ish-deputeti i PD.

Sakaq Imami thotë se nuk është dhe nuk ka asnjë plan për t’u përfshirë në ndonjë lëvizje brenda Partisë Demokratike.

Arben Imami deklaroi: Janë fantazi politike, janë hipotetike, nuk e kam angazhuar veten me këto ide, nuk kam asnjë plan. Pjesëmarrja në protestën e organizuar nga opozita në 27 Janar nuk është tregues i opozitë-bërjes, por është tregues i pakënaqësisë popullore ndaj qeverisë Rama.

E pavarësisht vlerësimit të ulët që ka për Lulzim Bashën, ai zgjedh të mos komentojë akuzat në adresë të tij për kontratat e lobimit me kompani ruse, sa kohë që ka një hetim ende në zhvillim për këtë çështje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here