Ngjarjet tragjike mbërthejnë sportin, vdes në gjumë futbollisti francez

0
149

Lajmet tragjike kanë mbërthyer botën e sportit javën e fundit. Nga mediat franceze raportohet se një futbollist 19-vjeçar i quajtur Thomas Rodriguez është gjetur i vdekur në krevat në qendrën e grumbullimit të klubit Tours. Lajmi është dhënë nga klubi, që militon në ligën e dytë franceze.

Raportohet se futbollisti ka ndërruar jetë në mesnatën mes të enjtes dhe të premtes, ndërsa nuk dihen ende shkaqet. Rodriguez është gjetur pa jetë nga shoku i tij i dhomës, që i alarmuar ka njoftuar punonjësit e sigurisë së qendrës stërvitore.

Autoritet përkatëse kanë hapur një hetim për vdekjen e 19-vjeçarit, ndërsa pritet t’i bëhet edhe uatopsia.

Ndërkohë ndeshja e Tours e cila ishte parashikuar të luhet sonte kundër Valenciennes është shtyrë, ndërsa nga federata është vendosur të mbahet një minutë heshtje në të gjitha ndeshjet e fundjavës.

Kujtojmë se të dielën ndërroi jetë futbollisti i Fiorentinës, Davide Astori, edhe ai nuk arriti të zgjohej në mëngjes si shkak i një ataku kardiak. Ndërsa sot në Itali u raportua për një tjetër lajm të kobshëm, një notar 17-vjeçar ka humbur jetën teksa praktikohej në pishinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here