Arrestohet inspektori i hetimit tatimor

0
170

Nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit  u arrestua në flagrancë shtetasi Klodjan Pjeshka, 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Inspektor i Drejtorisë Rajonale të Hetimit Tatimor, pasi më datë 08.03.2018, rreth orës 14:00, në Rrogozhinë, duke shpërdoruar detyrën, për mosndëshkimin me gjobë, dyshohet se i ka kërkuar 20.000 lekë të reja, shtetasit K. V., 56 vjeç, banues në Lushnje.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit Klodjan Pjeshka, për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga nenet 259 dhe 248 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here