Trenat në Shqipëri lëvizin me 5 km/orë, por në 2017 shkaktuan nëntë aksidente

0
459

Trenat në vendin tonë ecin me një shpejtësi prej 5-10 kilometra në orë por ky fakt nuk eviton dot mundësinë e aksidenteve që në vitin 2017 ishin nëntë në total.

Në raportin e hartuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë nga drejtoria e inpektimit bëhet një përmbledhje e situatës së hekurudhës gjatë vitit të kaluar, gjendjes së traseve, linjat funksionale dhe jo funksionale. Lidhur me aksidentet raporti nënvizon se krahasuar me vitin 2016 kemi një rënie të numrit të aksidenteve të cilat regjistronin 24 të tillë. Dhe arsyet e uljes së këtij numri nuk duket të jetë parimisht ndonjë përmirësim i dukshëm i situatës së hekurudhës por fakti që numri i trenave që qarrkullojë është ulur.

“Kjo ulje e ndjeshme e numrit të akisidenteve ka ardhur për asye të uljes drastike të numrit të trenave dhe si rezultat i zvogëlimit të volumit të mallrave duke përdorur transportin hekurudhor, reduktimit të numrit të trenave të udhëtarëve si pasojë e mungesës së karburantit, shpejtësia e ulët e lëvizjes së trenave dhe masave për kompletimin me krahë mbrotjëse tabela sinjalistike rrrugore në kalesat hekurudhore të ligjshme të mbrojtura e të pambrojtura” thuhet në raport.

Linjat funksionale dhe jofunksionale
Ka një ide të përgjithshme që transporti me tren është si një mision i pamundur në Shqipëri për shkak të kushteve në të cilën gjendet hekurudha, por për habinë e të gjithëve rrjeti funksional nuk është dhe aq modest. Referuar raportit të vitit 2017 rezulton që linjat kryesore funksionale kanë një gjatësi totale prej 317.78 kilometrash dhe përfshijnë disa segmente hekurudhore mes të cilave:Durrës Rrogozhinë me gjatësi 34.64 kilometra, Shkozet-Tiranë me gjatësi 28 kilometra, Vorë-Hani i Hotit me gjatësi 119 kilometra, Rrogozhinë-Xhyrë 80 kilometra, Rrogozhinë-Fier me gjatësi 50 kilometra.
Linja jashtë funksioni mbeten në total 106 kilometra ku hyn Kashar-Tiranë me një gjatësi 7 kilometra. Kjo linjë nuk mund të funksionojë për shkak se është prishur stacioni i vjetër në qytet i cili sipas projektit të ri do të vendoset diku në krah të Bulevardit të Ri. Një linjë tjetër është ajo Xhyrë-Pogradec me gjatësi 41 kilometra si dhe Fier-Ballsh dhe Fier Vlorë. Dy të fundit janë dhënë me koncesion pranë kompanisë AlbRail dhe pritet që të nisin së shpejti funksionimin.

Dëmtimi i traversave dhe ndërhyrjet emergjente
Drejtoria e Inspetimit vlerëson se nga kontollet për vitin 2017 janë konsatuar një seri problematikash në gjendjen që kanë sot hekurudhat. Një problematikë evidente është ajo e jetëgjatësisë së shkurtër të traversetave të drurit që në Shqipëri kanë rezultuar me një mestare 10-15 vjet kur ky standard mesatar për vendet europiane është 25 vjet.
“Nga kontollet e kryera vitet e kaluara dhe gjatë këtij viti rezulton një gjendje shumë e rënduar e traversave të drurit. Në 37-40%ose afërsisht 170 mijë copë e sasisë së tyre janë plotësisht të amortizuara dhe afërsisht 100 mijë copë janë të amortizuara në shkallën e amortizuar 60-70%. Në këtë gjende amortizimi traversat e drurit nuk përballojnë ngarkesë dinamike të trafikut hekurudhor dhe nuk ruajnë dot performancat e linjës në drejtim të gjeometrisë së saj” thuhet në raport

I njëjti nënvizon se ka nevojë për disa ndërhyrje emergjente në veprat e artit që lidhen me urat ku kalon rrjeti hekurudhor ku për shkak të përmbytjeve ka gërryerje në këmbët e tyre. Konkretisht si raste ndërhyrjeje konsiderohet zbulimi i pilave në Rrogozhinë, bllokimi i tombinos dhe kanaleve tek kalesa në Peqin, apo Ura e Drojes ku përmbytjet e 2017 kanë prishur kapërdihedhësin dhe rrezikojnë pilën numër 1 nga ana e Milotit /Monitor

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here