Shkodër, i gjejnë në banesë tritol C4 dhe detonatorë

0
409
????????????????????????????????????

Një 30 vjeçar është arrestuar  në Shkodër pasi mbante në banesë një arsenal armësh.

Në banesën e Ernest Lekaj, 30 vjeç, në Vau i Dejës, Shkodër gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 1 armë zjarri tip pushkë, me disa fishekë;

– 2 copë kallëpë lëndë plasëse e dyshuar si tritol C4;

– 12 copë tela zjarrpërcjellës për kapsolla detonatore;

–  nje sasi lëndë narkotike kanabis;

– 1 armë sportive, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” të parashikuara nga nenet 283, 278 dhe 280 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here