Presidenti plas bombën/ Krimi i organizuar ka buxhet financiar më të madh se buxheti i shtetit

1
265

Presidenti i Republikës z. Ilir Meta është i ftuar në emisionin Real Story ku foli për shumë çështje, ku ndër to ishte edhe inkurajimi për Prokurorinë ndaj luftës ndaj korrupsionit.

Inkurajoj Prokurorinë të jetë e paanshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Problemi më i madh është krimi i organizuar që ka një buxhet financiar më të lartë se buxheti i shtetit- tha presidenti Meta.

Meta shtoi se nëse kemi nivel të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar, institucioni i Prokurorise ka përgjegjësi ligjore.

I pyetur për akuzat e LSI për kryeprokuroren ai tha: Nuk komentoj akuzat e partive politike, me rëndësi për mua është zbatimi i reformës në drejtësi. Suksesi i reformës në drejtësi do duket në forcimin e sigurisë qytetare, juridike, kushtetuese, në përmirësimin e klimës së biznesit- përfunsoi Meta.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Kjo eshte e vertete, nuk na habit thenia e nje pjestari te nje nga keto grupeve.
    Dihen milionat qe qarkullojne Ruci, Berisha, Meta, Rama,Basha dhe shume ish dhe pushtetare te sotem qe jane kryetare apo anetare te ketyre grupeve kriminale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here