PD u mbështet me miliona nga Rusia? Basha flet për kontratat e lobimit

0

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është përgjigjur për shkrimin e publikuar nga revista amerikane “Mother Jones” e cila hidhte dyshime se paratë me të cilat u paguan lobuesit në SHBA vinin nga kompani të regjistruara në parajsat fiskale pas së cilave qëndrojnë shtetas rusë.

Loading...

“Çështja e lobimit të PD është hapur në 14 nëntor kur lobuesi ynë amerikan bëri deklarimin në Thesarin e SHBA. Ne u kemi paguar lobuesve në SHBA vetëm 125 mijë dollarë. Pagesat janë bërë dy herë nga 50 mijë dhe një herë 25 mijë dollarë” – tha Basha në Opinion në Tv Klan që tha se shkrimi në “Mother Jones” është i paguar nga Rama.

“Mother Jones” është një gazetë ekstremiste e majtë e cila ka pasur në qendër të vëmendjes Romny dhe Traump në të kaluarën e cila financohet me miliona dollarë nga Soros. PD i ka deklaruar publikisht të gjitha fondet. Janë paguar vetëm 125 mijë dollarë. Këto janë në faqen e KQZ-së për dy kompani në një periudhë 3 apo 4 mujore.

“Mother Jones” thotë që ka marrë 650 mijë dollarë? Ne kemi paguar vetëm 125 mijë dollarë, nuk kemi bërë asnjë pagesë 500 mijë dollarëshe

Loading...

Lini nje pergjigje