Pas lajmeve se Zajmina dhe Rezarta janë zënë, vjen përgjigjja që i jep fund aludimeve… (FOTO)

0

Rezarta Shkurta dhe Zaimina Vasjari prej vitesh tashmë janë shoqe shumë të mira. Postimet e tyre në Instagram, pushimet së bashku, darkat mes shoqesh kanë shënuar mes tyre momente të paharrueshme të cilat edhe ne publiku i kemi parë shpesh në rrjete sociale.

Kohët e fundit u shkruajt në portale se miqësia e tyre ishte krisur. Ato nuk postonin më foto bashkë apo të komentonin në postimet e njëra-tjetrës si më parë. Por sot Rezarta na ka treguar se gjithçka ka qenë një aludim. Pak minuta më parë Zaimina na ka njohur për herë të parë me vajzën e saj Khloe. Mes shumë komentesh në postimin e këngëtares shihet edhe ai i Rezarta Shkurtës, mikeshës së saj të ngushtë.

“Goca ime e vogël”, ka shkruar Rezarta ndërsa Zaimina i ka kthyer si përgjigje disa puthje.

E pra kjo është përgjigja më e mirë e mundshme ndaj aludime se dy shoqet e ngushta ishin zënë. Jo, Zajmina dhe Rezarta janë po njësoj, miket më të mira të njëra-tjetrës.

 

Lini nje pergjigje