Njhuni me”Boset e Shqipërisë” 5 femrat më të pasura në vend (FOTO)

0

Në këtë 8 Mars, sikurse ka nëna që mjaftohen vetëm me një urim dhe përqafim të ngrohtë nga fëmijët e tyre, ka edhe të tjera, të cilat kanë arritur t’ia dalin më së miri dhe renditen ndër femrat më të fuqishme në vendin tonë.
Këto që do t’ju tregojmë më poshtë janë me të vërtetë të suksesshme dhe sipërmarrëse të zonat, të cilat, sipas një klasifikimi të bërë nga Monitor, mund të quhen 5 femrat më të pasura në Shqipëri.

Sipërmarrësja më e madhe në vend, sipas qarkullimit vjetor, është Anisa Skëndaj. Tre sipërmarrjet ku ajo është aksionere, INFO-Telecom, DIGICom, Professional Marketing Albania kishin qarkullim vjetor prej 13.8 miliardë lekësh dhe fitime 328.6 milionë lekë.

Vilma Nushi, me kompaninë e saj Marketing & Distribution M&D, e krijuar në vitin 1997 dhe një prej distributorëve më të mëdhenj në vend, realizoi të ardhura prej 10.4 miliardë lekësh në vitin 2016 dhe fitimet para taksave ishin 318 milionë lekë.

Femrat e familjes Hoxha -Vjollca, Lorela, Sara, Redia – po menaxhojnë bizneset në fushën e televizionit, radios dhe përpunimit të kafesë DIGITALB-41%, Top Channel-100%, Top Albania-80%, Valtelina-49%. Të gjitha bizneset e grupit, në total, kishin të ardhura prej 7.9 miliardë lekësh në 2016-n dhe fitime prej 225 milionë lekësh, ndërsa përqindja e fitimeve, sipas peshës në kompanitë përkatëse, është rreth 132 milionë lekë më pak se 1 milion euro.

Merita Sheqi, e cila zotëron 50% të aksioneve të kompanisë farmaceutike, Rejsi Farma, realizoi të ardhura prej 3.6 miliardë lekësh në vitin 2016. Në vitin 2014, ajo ka krijuar dhe sipërmarrjen R&S FARMA, me aktivitet Tregti me shumicë e pakicë të medikamenteve, artikujve farmaceutikë e kozmetikë, i cili është rritur me shpejtësi, duke realizuar të ardhura prej 606 milionë lekësh në 2016-n. Të dyja kompanitë kishin fitime prej 164 milionë lekësh, pra 1.2 milionë euro në vitin 2016.

Donike Gega, që zotëron 100% të aksioneve të GEGA CENTER GKG, në tregtimin e karburanteve me pakicë, kishte të ardhura prej 3.2 miliardë lekë, ndërsa fitimet arritën në rreth 160 milionë lekë, pra gati 1.2 milionë euro.

Lini nje pergjigje