Negociatorët e marrëveshjes së detit/ Meta: Verifikimi i emrave një proçes që ende po vazhdon

0

Presidenti i Republikës z Ilir Meta ka folur në emisionin Real Story për Negociatat me Greqinë dhe veçanërisht për marrëveshjen e detit. Meta tha se nuk kemi luksin pas 10 vitesh të kemi probleme të brendshme institucionale për këtë çështje.Negociatorët, verifikimi i emrave një proçes që ende po vazhdon.

Për sa i përket takimit me Ramën, presidenti u shpreh se ishte takim tepër bashkëpunues për këtë çështje. Takim pune. Ligji i 2016-tës për marrëveshjet ndërkombëtare nuk e zbeh rolin e Presidentit në lidhjen e këtyre marrëveshjeve.

Pyetjes autorizim apo plotfuqi, Meta u përgjigj duke thënë: Një debat i pavlerë para vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

I pyetur nëse jemi pranë momentit pozitiv, Presidenti u përgjigj: Unë besoj se po.

Lini nje pergjigje