Negociatat me Greqinë/ Presidenti Meta i kthen për herë të tretë kërkesën për autorizim Ditmir Bushatit…

0

Presidenti i Republikës Ilir Meta mësohet se i ka kthyer për të tretën herë ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, kërkesën për dhënien e autorizimit në lidhje me grupin negociator në negociatat me Greqinë.

Tv klan raporton se pas dosjes  që Ministria e Jashtme i dërgoi të mërkurën kreut të shtetit, ky i fundit i ka kërkuar sërish informacion shtesë ministrit të jashtëm.

Pikërisht për këtë kërkesë të re është diskutuar dhe në takimin mes presidentit dhe kryeministrit. Të njëjtat burime pohojnë se kreu i shtetit ka arritur ta bind kryeministrin Edi Rama se kërkesa e ministrit të Jashtëm ka sërish mangësi ligjore. Për këtë arsye thonë të njëjtat burime, sipas Klan, Ministria e Jashtëm është duke riplotësuar dokumentet shtesë që i duhen presidentit të republikës për të firmosur autorizimin.

Vetë ministri Bushati në një konferencë për shtyp të martën deklaroi se po punohet si një ekip me përfaqësuesit e presidentit për të sqaruar çdo detaje për të patur një qasje solide.

Lini nje pergjigje