Mësuesit e burgjeve – Gëzuar festën baba !

0
284

Nga Nebil Çika

 

7 marsi ishte e vetmja feste qe i lejoje vetes ta festoje ne ato vite mbijetese për ty dhe ne, në diktaturën komuniste. Mërziteshe shume edhe kur vononim të ta uronim  festen tende . Arsimi ishte ëndërr jote, projekti yt qe ta ndërprenë me dhune ne mes . Por ti nuk hoqe dore nga arsimi . Kudo qe shkove mbete mësuesi i përkushtuar.

Ne vitin 1992 takova B.H ,një bashkëvajtjes tënd ne burgjet e komunizmit Kolonje, ne një fshat te thellë te Kurveleshit ne Labëri. Qau kur me pa , me njohu nga fytyra ,tha se te ngjaja ty. Yt atë është një nga njerëzit e rëndësishëm ne jetën e time , me ka mësuar shkrim e këndim- me tha. Me befasoi ,pasi ishte më i madh në moshë se ty dhe ne kushte normalë , nuk mund te kishte qene nxënësi jot . Ai e kuptoi habinë time dhe me nxori nga dilema . Ma ka mësuar ne burg me sakte ne ndërtimin e aeroporteve te Rinasit e Kuçovës te ndërtuara nga puna skllavëruese e te burgosurve politike. Mi bënte fletoret me thasë çimentojë , me viza apo katrore , me çonte nga gjumi ku isha ia lodhur nga puna e rendë dhe me shpjegonte mësimin e me kontrollonte detyrat. Me hapi sytë – me tha . Me pas pyeta dhe mora vesh se si funksiononte shkolla e burgut .

Arsimtarë e intelektuale te tjerë te burgosur gjenin kurajën dhe forcën te mësonin ne ato kushte çnjerëzore te burgosur te tjerë pa shkolle apo me pak shkollim ne një sistem stafete, shkrimi e këndimi e deri tek leksionet universitare . Pati shume nga ata qe hynë ne burg analfabete e dolën andej me gjuhe të huaja . Shkolla e burgut kishte edhe një tjetër përparësi nuk ishte ideologjike por profesioniste e sidomos ,perëndimore ne metodikë e filozofi . Nxënësit e sajë ishin fatlumë pasi patën si mësues e pedagogë,  elitën intelektuale te kombit tonë,  te burgosur e persekutuar nga xhahilët injorante komuniste.

 

Por edhe pas burgut ti nuk hoqe dorë nga mësuesi. Në kushtet kur tu ndalua ta beje mësuesin zyrtarisht nxënësit e tu ishim në fëmijët nipërit dhe e tu .Ti ishe mësuesi im me i mire . Antidoti i asaj qe me jepej zyrtarisht ne shkollën ideologjike komuniste. Ketë formim, aspak komunist qe mendoj se kam, e kam dhuratën me të çmuar prej teje.

Me kujdes dhe profesionalizëm te lartë arrite të injektoje me mjeshtëri në trurin e shpirtin tim prej fëmije te mirën , vlerën dhe virtytin nga e keqja anti-vlera dhe vesi qe na ofronte shkolla zyrtare komuniste .

Me vjen keq te zhgënjeva ne një gjë ,qe ti këmbëngulje dhe mërziteshe gjithnjë me mua ,bukurshkrimin , kaligrafinë një vlere e madhe e brezit tuaj si nxënës e arsimtarë qe sot nuk vlerësohet me si dikur . Kemi kompjuter tani ! . Edhe sot keq shkruaj , si këmbët e pulës , si me thoshe gjunjë ti.

Te kujtohet kur shkuam ne Shalës , Konispol , ne shkollën ku te kishin arrestuar ne vitin 1944 .Tu mblodhën ish -nxënësit rreth e rrotull, ishin me thinja shumica por te lumturuar sikur ter ishin ende fëmije. Disa prej fëmijëve te kësaj zone , te lindur pas arrestimit kishin emrin tënd te veçante Sorkadh , ua kishin vene prindërit në nderim te emrit te mire dhe kontributin tënd për arsimin ne ketë zonë një gjë që ndodhte ne kohen kur shteti te kishte shpallur armik e te kishte mbyllur ne burg .

Guxim i madh nga ana e tyre, respekt e mirënjohje për ta . Nuk besoj se gjendet vlerësim e nderim më i madh se ky. Te kujtohet se si me motivoje te mësoja edhe kur mërzitura nga fakti  se nuk do te mund te shkoja ne Universitet për arsye politike humbja dëshirën për te mësuar mire :Duhet te jesh i shkëlqyer ne mësime qe edhe po të arrestuan e dënuan nuk do shkoje pa  zhurme , buje …. !!!  Çfarë filozofie e psikologjie ! Te falënderoj pa mase për ketë  !

 

I dashur baba ! Kam aq shume për te thënë tani qe nuk je me ne ketë batë qe te dha ty me shume dhimbjes se buzëqeshje . Por si atëherë ku ne kushte çnjerëzore e mbijetese nuk reshte se bere mësuesin dhe gjete force te përkujtoje pa harruar asnjë here 7 marsin ditën e shenjte te shkollës shqipe te uroj sot tu dhe ty gjithë mësuesve te burgjeve te gjallëve dhe te vdekurve : Gëzuar festen!  .

 

Gëzuar festën tende ! Babai im, mësuesi im , idhulli im i shtrenjtë !

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here