Me lot në sy tregojnë frigoriferin bosh, Basha sjell historitë e mjerimit shqiptar

0
350

Sot në ditën ndërkombëtare të gruas, kreu i PD-së, Lulzim Basha zgjodhi të bëjë një urim ndryshe, duke shkuar në familje me probleme të mëdha ekonomike.

Basha shkruan se disa gra janë kënaqur me lule, disa kanë dalë në protestë, ndërsa të tjera s’kanë të mbyllin muajin me bukë.

“Në ditën ndërkombëtare të gruas dua t’u uroj të gjitha vajzave dhe grave sa më shumë suksese dhe lumturi për veten e tyre dhe fëmijët. Sot disa prej grave dhe vajzave janë kënaqur me një lule, disa të tjera janë ngritur në protestë për më shumë të drejta. Ka gra që i kanë folur publikut nga konferenca luksoze, por ka shumë edhe nga ato gra që janë pa asnjë ndihmë”, shkruan Basha.

Kreu i PD-së sjell historitë e disa prej shumë grave dhe nënave që janë përjashtuar nga ndihma ekonomike.

“Sot me mendje jam me të gjitha nënat që nuk kanë me çfarë ushqejnë fëmijët e tyre. Jam me Marijen në Kamëz, kryefamiljare e përjashtuar nga ndihma ekonomike, që mban frymën gjallë me gjysmë thesi miell.

Jam me Mirelën, nënën e Maristelës në Vorë, që nuk kishte më para për të blerë ilaçet për vajzën e sëmurë rëndë me azmë, sepse i kishin hequr të drejtën e ndihmës ekonomike.

Jam me Dritën në Kavajë, që kishte çuar të dy fëmijët pa ngrënë në shkollë, sepse emri i saj nuk ishte më në listën e ndihmës ekonomike.

Sot jam me Valentinën në Obot të Shkodrës, e cila, përveç heqjes nga ndihma ekonomike, tani vuan edhe përmbytjen e shtëpisë.

Në mendje sot kam edhe Anitën nga Tirana, nënën që rri në radhë tek spitali onkologjik, por jo gjithmonë merr kurën e duhur, sepse ilaçet mungojnë.

Në mendje kam çdo nënë dhe grua që nuk ia del dot të mbyllë muajin, çdo grua që dhunohet, çdo grua që fle dhe zgjohet me brengën për fëmijën e paushqyer!

Çdo dhimbje e tyre është motiv për mua që të bëj gjithçka për ta ndryshuar këtë realitet!”, shkruan Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here