Mbushi shtëpinë me kanabis, arrestohet vlonjati

0

39 vjeçari Artur Hoxhaj u vu në prangat e policisë së Vlorës pasi dyshohet si pronar i një shumë të konsiderueshme lënde narkotike.

Hoxhaj, 39 vjeç, banues në Vlorë, arrestua nga policia  pasi në banesën që mbante në ruajtje në lagjen ”15 tetori”, i’u gjet e sekuestrua  një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa  me peshë totale 96.4 kg, njoftoi Policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, të parashikuar nga neni 283/1, të Kodit Penal.

Lini nje pergjigje