Mbledhja e Kryesisë, Basha propozon “grupin proaktiv”. Zbuloni emrat e anëtarëve, mes tyre dy kritikë të kryetarit…

0

Partia Demokratike mblodhi kryesinë sot pas gati 5 muajsh. Mbledhja e fundit e kryesisë e zhvilluar në selinë blu ishte në shtator të vitit të kaluar.

Ajo u shoqërua me tensione të shumta, dhe e tillë pritet të jetë edhe ajo e sotmja. Kjo pasi të gjitha degët e partisë kanë përfunduar procesin e analizës së humbjes së zgjedhjeve.

 

Kryetari Basha ka bërë propozimet e tij në mbledhjen e kryesisë së PD:

“Pikëpamjet e mia ju i dini. Çdokush që ka dëshirë të kontribuojë të ketë hapësirën totale të kontribuojë në proces. Të papenguar nga asnjë pengesë të asnjë forme, qoftë edhe statuore.

-të paraqitet për vendimmarrje çdo kontribut për fuqizimin e PD

-të caktojë kohë të mjaftueshme që propozimet të shqyrtohen

-të ngrihet një gru proaktiv që për një periudhë dyjavore të mundësojë kontakt direkt me ata që dëshirojnë të kontribuojnë.

-t’i shqyrtojmë propozimet bashkë me sekretariatin ligjor dhe te kemi nje vendimarrje.

Ky grup pune të përbëhet nga nenkryetaret Paloka, Spaho, sekretari pergjithshem, Ristani, sekretaret Bozdo, Kadilli, anetaret e kryesisë Malko e Imami,” ka thënë ai.

Mbledhja e cila organizohet në prag të mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, temë diskutimi do të ketë edhe caktimin e datës së Kuvendit.

Debati i brendshëm pritet të jetë interesant se pjesë e kryesisë së partisë janë dhe emra që mbështesin tezën e ringritjes së PD, do të jenë ata që do kërkojnë llogari më shumë për zgjdhjet.

d4d01a35-7ffc-424d-a403-0e489bba5d3872e7a762-5526-4feb-ba6e-4112aaf1dde591cd4c14-2f1a-4457-9842-682277f7008a72b31f88-f1d2-4b98-9dc2-770e34c95af165a14790-dc24-489e-9ed9-4d6f2c05835f7298dc19-e974-4099-9174-b7d58fa2ab0edf0cc054-aa1f-4fb8-9ac8-ab0dd1f836962b104905-28ca-4507-aff9-88880b5ad79d410eac22-c999-4f73-bf09-798b06b89d9115b1efa0-0d60-4599-a21a-a3f288ee0997b79d301c-8c1e-4fdd-b4ca-daa5de6229c7d8bb2072-d69a-4934-a1e9-320392d99fc34a5d6ce1-8c87-4e21-980a-e4c966eccf0d41cbce75-25e0-4117-b79b-515bc609b101pollo41e10535-6ab1-43a6-b4e9-379ebb8dbaed89f1e708-cae5-4824-81c4-c09dfa178b6bRistania46d2449-f274-4439-b2b6-4451bdb35a12aff573fc-3ac8-4cd1-8bc2-9f08bbcd38d8b30252ea-35d1-4d22-9a7b-e50556db3eae793c4fc4-6e19-42b3-b978-900d270099ccJamarber MallteziEnkelejd Alibeajc738008f-6125-4404-85eb-001fc7e8e5df26037b41-c265-4d8c-87f3-0ebfec751f34Kreshnik Çollaku0bb25c83-3bb4-4880-be02-564d04703f13

 

Lini nje pergjigje