Marrëveshja e Detit/ Meta: Marrëveshja është shtetërore, nuk mund të më shmangë nga përgjegjësia

0

Presidenti i Republikës z Ilir Meta ka folur në emisionin Real Story për Negociatat me Greqinë dhe veçanërisht për marrëveshjen e detit. Ai theksioi se marrëveshja e detit është shtetërore, nuk mund të më shmangë nga përgjegjësia.

Ai theksoi gjithashtu se kësaj marrëveshjeje i duhet zgjidhje e mirë, e drejtë dhe e qëndrueshme për të dyja vendet.Për këtë marreveshje, jam në përmbushje të detyrës sime-tha Presidenti.

Meta theksoi se ka edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje. Kemi komunikim të vazhdueshëm mes Presidencës dhe MEPJ. Jam i predispozuar për ti hapur rrugë këtij procesi. Po bëj detyrën time me përgjegjësi të lartë. Unë nuk ndikohem nga asnjë deklaratë dhe nuk besoj që qeveria ka interes të favorizojë Greqinë.

Për marreveshjen e detit jam i detyruar të shqyrtoj çdo detaj në raport me vendimin e Gjykatës Kushtetuese- deklaroi Presidenti Meta.

Lini nje pergjigje