Lamtumira e Astorit/ Përloten Buffon dhe Chiellini, këto FOTO po bëjnë xhiron e botës

0

Mijëra tifozë, miq, familjarë dhe futbollistë të njohur i kanë dhënë lamtumirë Davide Astorit.

Paraditen e sotme u zhvillua funerali në Bazilikën “Santa Croce” në nder të lojtarit që humbi jetën ditën e diel si pasojë e një arresti kardiak, shkruan “Sportmediaset”,

Gjithashtu, futbollistët e Juventusit, bashkë me trajnerin Allegri, janë nisur nga Londra për të qenë pjesë e ceremonisë mortore, ku morën pjesë edhe shumë trajnerë të tjerë të Serisë A.

Një moment prekës ka kaluar legjenda e portës italiane, Gianluigi Buffon i cili nuk mund t’i përmbante lotët.

Gjithashtu edhe Giorgio Chiellini kaloi një gjende të rënduar duke u përlotur.

 

ImageImageImage

 

Lini nje pergjigje