Kufoma në Fier/ Vrasësi tregon vendin ku groposi viktimën. Të dy ishin… (VIDEO)

0

Gjatë ditë së sotme në fshatin Daullas të rrethit të Fierit është zbuluar një kufomë e groposur e një personi të paidentifikuar.
Nga informacionet paraprake dyshohet se bëhet fjalë pë rnjë vrajse, ngjarje kjo e ndodhur rreth një vit më parë në Daullas.

Mësohet se kanë qenë dy vëllezërit e viktimës ata që kanë denoncuar humbjen e vëllait të tyre në qershor të vitit 2017. Policia e Fierit ka bërë të mundur arrestimin e autorit gjatë ditës së djeshme, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Sikurse bëjnë të ditur burime për Report Tv, pas arrestimit ka qenë pikërsith autori ai që ka treguar vendin ku kishte groposur personin që kishte vrarë me mjete të forta. Policia ka shkuar menjëherë te vendi që ka rrëfyer autori i dyshuar, ku kanë gjetur kufomën dhe pranë saj një valixhe bosh dhe një batanije. Policia ka bërë me dije se viktima dhe autori i dyshuar kanë qenë shokë. Ende nuk ka asnjë të dhënë mbi identitetin e viktimës, megjithatë akti i ekspertimit pritet të zbulojë të dhëna të plota.

Viktima ishte me origjinë nga Shkodra por jetonte në Tiranë me familjen e tij, ndërsa vitet e fundit mësohet se ishin transferuar me banim në Fier.

Lini nje pergjigje