“Kryeministri me overdozë, mbërrin në spitalin privat…”

0

Një denoncim i mbërritur në mbrëmje në Facebookun e ish-kryeministrit Sali Berisha, thoshte se kreu i qeverisë Edi Rama ishte duke bërë një vizitë në një spital privat në Tiranë.

Loading...

Denoncimi ishte bërë edhe me foto, përmes të cilës thuhej se ishte eskorta e kryeministrit Ramas e parkuar në oborrin e spitalit. Duket me overdozë, – shkruante qytetari në mesazhin e tij të cilin e publikoi në Facebook, deputeti demokrat Sali Berisha pak para mesnate.

Por shefi i mazhorancës, nuk vonoi të bëjë një reagim në profilin e tij në Facebook. Jo drejtpërdrejt mbi këtë pretendim të Berishës, por përmes një gëzimi për kualifikimin në çerekfinale të Juventusit në çerekfinale të Champions League. “Kur beson deri në fund. Natën” – shkruante Rama, pa bërë asnjë sqarim mbi lajmet për vizitën në spital.

Por një detaj mjaft interesant është zbuluar nga Express në ditën e grave, 8 marsin. Rama zgjodhi të urojë gratë socialiste duke i mbledhur në kryeministri, dhe duke i dhuruar të gjithave nga një trëndafil të kuq. Por në dorën e djathtë i dallohet një fasho e bardhë. Nuk mund të jetë mënga e këmishës pasi kryeministri është veshur me të zezë. Çfarë mund t’i ketë ndodhur kreut të qeverisë, që I është dashur të shkojë në spital në mes të natës?!

Image

 

Loading...

Lini nje pergjigje