Kokaina në Durrës/ Dyshimet: Ku shkuan 400 kg e tjera?

0

Në një shkrim të gazetës Shekulli ku flitet për hetimet e prokurorisë mbi çështjen e 613 kilogramëve kokainë hidhen dyshime se droga që u soll nga Kolumbia nuk ishte 600 kilogramë, por 1 ton.

Shekulli i referohet burimeve të prokurorisë kur thotë se ka dyshime që lënda narkotike u nis nga Kolumbia në dy kontejnerë:

“Dyshimet e para flasin se bëhet fjalë për një sasi prej 1 tonësh që është nisur me ngarkesat e bananeve, por policia jonë duket se ka humbur betejën me shifrën prej afër 400 kg të kokainës që ka dyshime se mund të kenë qenë në ndonjë kontejner tjetër.

Dyshimet e para flasin se ajo sasi mund të jetë nisur drejt Malit të Zi, një destinacion thuajse i përhershëm i kokainës që vinte në vendin tonë.

Burimet e prokurorisë bëjnë me dije se po presin një sërë përgjigjesh nga homologët e tyre në Ekuador, Kolumbi dhe Argjentinë për të mësuar të vërtetat e ngarkesave që janë nisur drej vendit tonë kohët e fundit”shkruan gazeta.

613 kilogramë kokainë u gjetën në dyshemenë e dyfishtë të kontejnerit të ngarkuar me banane që ishte porositur nga Arbri Garden.

Pronari i kompanisë është në arrati, ndërsa sipas të dhënave nga trafiku i anijeve ai kishte bërë edhe 97 rrugë të tjera nga vendet e Amerikës Latine drejt Shqipërisë.

Madje njëra nga porositë ishte bllokuar më parë në Ekuador, por kjo nuk e pengoi Arbër Çekajn të vazhdonte i qetë me importin e ‘frutave’”.

Lini nje pergjigje