Kërcejmë karadyzenë në oborr të mejtpesë

0
246

Dr. Ndriçim Mehmeti

U mblodhën e mejtuan dijetarët e famshëm pa famë, sesi do ta festojnë ditën e famshme, kur u ndez kandili I të parës mejtepe ndë anët tona. Madhëria e tij  që pëlqente ta thërrisnin Hazreti Ramadan, dha urdhër të prerë: Do të kërcej vallen ne Mejtepe. Dua të gjtihë Divanin, oretmenë e dijetarë, të mos harroni sa më shumë gëim hare, në festën e atyre që unë vetë I quaj skllevërit e mi, kuptohet me përkëdheli.

Fill pas kësaj thirri një nga një në zurën e tij, të madh e të vogël, ndër anëtarët e Asmablesë. Si fillim Talat Beun. “Ti i tha, do të më bëç një listë të gjatë të valleve dhe këngëve të krahinës tuaj si dhe të atyre që do të vijnë e të duartrokasin e buzëqeshin, sa herë t’ju them unë”. Në ikje e sipër ai i tha Talat Beut “Na ore gomar, se mos më këndojnë ato këngët që ke bilbiluar ti i vogël. Se kaq mendje ke ti”. Mejtoj pakëz dhe thirri edhe Xhaferr Beun. Të gjitha fëmrat që i ke nën komandën tënde i dua tek oborri i mejtepesë, që pa gdhirë. “Dakord o i madh i të mëdhenjve, po për ato që nuk kanë dalë kurrë nga muret e haremit si t’ia bëjmë. Të bëjnë sit ë bëjnë. Fundja dynja me sy do të shohin. Nëse dalin dhe herë tjetër, ti e di vetë se nuk e ke për herë të parë. Jua rregullojmë qejfin tek dhoma e ujit”.

Po përse i madhi Hazret Ramadan kërkonte të kërcente karadyzenë në oborr të mejtepesë?

Me qejf hiç nuk e kishte. Në muhabet e sipër kur bënte gallatë e i hypte frymëzimi për të folur gjithçka, edhe pse di shumë pak, oretmenët i quante trapa, morra, buburrec, njerëz pa gjak e dinjitet, shkurt hesapi një profesion që nuk e kishte qejf. Dikur kur bënte sikur zhgaraviste ndonjë gjë, lutej: “O Zot mos më ço oretmen në dyert e mejtepesë. Kush merrte me të palarë, budallenj e njerëz që të çajnë kokën se medemek duan të lëçisin e të zografisin në gjuhë të mëmës e të mësojën nga pak dituri. Unë me kaq pak sa shkova në atë dreq akademie, mësova kaq shumë sipas mendjes sime, saqë tani bëj gallatë e tallem sa herë dua me këtë milet”. E që ta ngasim llafën, e donte patjetër që gostinë ta shtronin në mejtepe. Në mendjen e tij, kishte thurur edhe planin sesi do të unjeshin. Në të mëngjër kishte menduar të vinte Ballkëz Hanëmin e sapo ardhur nga Abisinia e largët e që e kishte caktuar me deturën e madhe të qeveriste kalamaqtë, ndërsa në të djathtë do të qëndronte patjetër Hanko zonja Laile, e para e të parave të oretmenëve. Supet do t’ja mbronin Talat e Xhafer Beu. Ndërsa në qendër pa shpinës së tij, duhet të ulej kryetari i Asamblesë vetull ngrysuri Ruhan Pasha. Kishte menduar një vend edhe për të preferuarin e tij në fushën e dijes dhe llafollogjisë boshe, Salah Gjëmbëmadhin. Dikur e kishte flakur tejtutje në një cep të Perandorisë së tij, por tani e kishte thirrur të vinte “sira”, në bibliotekën e tij plot rrëmujë. Për të mbushur mejdanin e mejtepesë, do të thirrshin gjithë nemurët e kasabasë e anekënd vendit. Vilajet Krypëhajri, kishte urdhëruar zaptijet të shkonin derë më derë e të bënin lajmërimet për festën ën mejtepe. Kështu që punët do të shkonin vaj. Oretmenët do të ishin aty pa një pa dy. Të stolisur, të veshur, të larë, të krehur e duhet t’ju ndrinte fytyra të paktën për atë “ditë të bekuar”.  Vetë Hazreti Ramadan kishte porositur petkat të reja, krejt të kuqe, çizme jeshile e feste portokalli. Kishte urdhëruar që të nxirrnin nga sëndëku edhe unazën e vjetër që mbante dikur i  ri, kur erdhi në kasaba nga syrgjyni që kaloi në Frangi. Pra dukej se gjithçka ishte gati.

Mirëpo diçka e mundonte në atë pasdite, pak orë se të kërcente karadyzenë në mejtepe?

Të merrte në festë miqtë e tij fqinjë të Kasavetit, Hajredin Beun Ashmet Pashanë apo jo? Nëse e merrte do të mburrej se fesat është jo vetëm për kasabanë e tij por edhe për Kasavetin që ai e do dhe e respekton pa fund, vetëm në të tilla raste. Meqenëse kishte frikë të jepte llaf e pastaj të pendohej thirri me të shpejtë Emin agën, shkronjësin e tij besnik. “A s’më thua Emin Aga, si do të ishte festa në mejtepe, pa Hajredin Beun dhe Ashmet Pashanë?” Emin aga e vëzhgoi një copë herë dhe ia ktheu me ndrojtje dhe kokën e zhytur në kraharor: “Gjysmake Mykerëm Hazret. Mileti i Kasavetit do të mërziteshin, që të parët e tyre i harrove në një ditë si kjo. Ndërsa po i ftove, do të thonë “Aferim Hazretit Ramadan, që të paktën na ka në refene nja dy tre herë në ditë”. “Kam frikë agai im, se mos fillon mërzitet ai qafir Iskënder i Sarabistanit. Ai ka frikë se kurora e Kasavetit do të jetë një ditë në kokën e skeptri i gjithë kësaj sinije do të jetë në dorën time. Më vjen keq për të ngratin. Po ç’të bëj, njëherë më duhet ta mburr e njëherë ta zboj me lezet”. “Unë mendoj- ju përgjigj Emin Beu, që mos ta vrasësh mendjen. Fundja i tregon se je i fortë dhe njerëzit heqin mendjen dhe nga hallet e tyre. Meqë ra fjala, nesër do të shkruaj disa radhë në kartë që të habisësh, oretmenë, e dijetarë. Do t’u premtojmë gjëra sa më shumë dhe për asnjërën nuk do ta vemë ujën në zjarr. Me shumë përulësi madhëri të them të fillosh e t’u thuash se do t’ju japim ca mexhide a metelikë më tepër si mëditje të punës suaj. Do t’u thuash që do të karfosim me kashtore tavanët që pikojnë, do të lyejmë me bajgë e gëlqere muret që të jenë ngrohtë. Ke për ta parë si do ta hanë gënjeshtrën se nuk e kanë për herë të parë. Po sidomos kur u flet për mexhide e metelikë, janë gati të hidhen në qafë e të qajnë me oi”. Mendjendritur të kam Emin Aga. E para se të shkosh, më hidh edhe nja dy rreshta për Hanko Leilan e lëçitja vetë, që të mos nxjerrë bojën në sy të botës.

Shkoj Hazreti të flinte gjumë e në ballkon kur dolli, pa gjithë qejf sazexhinjtë e kasabasë që provonin frymën, patronin veglat, ngrohnin lëkurët e daulles. “E ç’do të vete nesër – tha me vete Hazreti Ramadan. Do të luaj qeni i kallajnxhiut. Sa mirë e mendova, e thonë që nuk jam vizionar. Ku ka më bukur se të kujtoç ditën e diturisë me program të bërë enkas për të ngratët oretmenë: Do të kërcejmë karadyzenë, në oborr të mejtepesë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here