Ja kush e shpëtoi ish-spiunin rus nga vdekja

0

Ish-spiunin rus Sergei Skripal dhe vajzën e tij i ka shpëtuar nga helmimi një rreshter, i cili i ka gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i ka dhënë ndihmën e parë.

Ai quhet Nick Bailey, i cili dërgoi në spital agjentin e dyfishtë Sergei Skripal dhe vajzën e tij, Julia, të cilët dyshohet se u sulmuan me një agjent nervash të fuqishëm në qendër të qytetit Salisbury të dielën.

Një burim i tha BBC-së se substanca e përdorur të dielën mund të jetë agjenti nervor Sarin ose VX.

Policia britanike ka thënë se shkencëtarët e qeverisë e kanë identifikuar agjentin e përdorur, por nuk do të japin informacione publike në këtë fazë.

Skripal është ish-kolonel i agjencisë ushtarake të inteligjencës në Rusi, i cili është dënuar për kalimin e sekreteve shtetërore në Britani në vitin 2006, por është liruar nga burgu në kuadër të një shkëmbimi të spiunëve në vitin 2010.

Lini nje pergjigje