I hodhi salcën në kokë, Mirela mesazh ministres: Lotët e tu…

0
675

Studentja Mirela Ruko, që i hodhi ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, një shishe me salcë në kokë, ka reaguar pas përlotjes së ministres ditën e djeshme, teksa po fliste para mësuesve në ditën e 7 marsit.

Ua kemi treguar me kohë se ku jeni gabim ju dhe tashmë e dini këtë gjë. E dini se jeni shembulli më i keq i një mësuesje, i një ministreje dhe i një gruaje në politikë. Lotët e tu nuk na prekin aspak!’ – shkruan Ruko.

Ditën e djeshme, ministrja e Arsimit, Nikolla, u përlot teksa fliste para mësuesve të ftuar nga kryeministri Rama me rastin e festës së 7 Marsit. Në fjalën e saj ajo tha ser se do të shkojë në çdo shkollë dhe do t’i pyesë mësuesit ku po gabon dhe sipas saj, ata do ta ndihmojnë duke i treguar të vërtetën.

‘Sa të jem në detyrë nuk do të rresht për t’iu takuar ju në çdo shkollë të Shqipërisë duke iu pyetur ku po gaboj. Ju do më ndihmoni duke më thënë të vërtetën. Sepse ju jeni siguria, ju jeni suksesi. Janë shumë misionarët e dijes në Shqipëri. Unë do të doja të falënderoja kryeministri, që falë pasioni, ndihmës së vyer që ai ka  për mësuesin mundësi edhe këtë ceremoni dinjitoze sot.’

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here