Flasin kritikët, Patozi: Basha po bunkerizon PD-në. Ruli: Partia e sfilitur

0
312

Astrit Patozi ka nisur lëvizjen brenda Partisë Demokratike, një lëvizje e paralajmëruar në rast se Lulzim Basha nuk do t’i përgjigjej platformës së shtatorit për ringritjen e PD-së, që mban vulën e Patozit dhe ish-sekretarit të Përgjithshëm, Ridvan Bode.

Sot, Astrit Patozi është edhe më i bindur se Lulzim Basha nuk është njeriu që mund të bashkojë partinë. Ai rendit tri arsye. “Së pari, nuk do që ta kryejë këtë proces, sepse veprimet që ka bërë i ka të qëllimshme. Së dyi, nuk di dhe së treti e ka të pamundur ta bëjë. Basha është përgjegjësi që PD gjendet në këtë katandisje sot. Një njeri që ka bërë çarjen, e ka të vështirë për të bërë bashkimin. Sot PD ka krizë politike dhe jo burokratike. Basha kërkon ta bunkerizojë akoma edhe më shumë partinë dhe do të shkojë në një kongres të parakohshëm”, deklaroi ai në emisionin “Të Paekspozuarit” në Top Channel.

 

Krah Patozit, në panel këtë të enjte ishte ulur edhe Genc Ruli. Ruli tha se Basha e ka dobësuar PD-në. “PD në vend të bashkohet është sfilitur. Është një PD shumë më vogël seç ka qenë dikur, edhe pse është parti e dytë, nuk ndikon fare në procesin politik sot”, tha ai.

Marrëveshjen e Bashës me Ramën, Genc Ruli e quan “paaftësi” të kreut të PD-së për të ardhur në pushtet. “Ka zgjedhur kompromisin dhe e tregoi me marrëveshjen e majit. Ajo marrëveshje sot vazhdon dhe është akoma më e fortë dhe do të ketë edhe të tjera”, deklaron Ruli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here