Eksperti jep alarmin për katastrofën nga gripi: Mund të shkaktojë 33 milionë viktima vetëm në 200 ditë

0

Një epidemi gripi vrases mund të godase globin, duke shkaktuar 33 milione te vdekur vetem ne 200 ditet e para dhe 300 milione vetem ne dy vjet. Alarmin e ka dhene Dr Jonathan Quick, kryetar i Këshillit Global të Shëndetit, duke folur per “The Sun”.

Dr Jonathan Quick
Dr Jonathan Quick
Loading...

Sipas tij, behet fjale per “vrasësin viral më te vështirë për t’u kontrolluar dhe qe perbahet me shpejtesi te madhe”.

Duke përshkruar atë që tingëllon si një skenar filmi horror Dr. Quick paralajmëroi per pasoja te frikshme, gati gati nje shkaterrim ne shkalle globale.

“Fajtori më i mundshëm do të jetë një mutacion i ri dhe pa precedent vdekjeprurës i virusit të influencës”-tha ai, duke shtuar se nje mutacion i një gripi të shpezëve mund të zhdukë një pjesë të rëndësishme të globit, pasi mund të përzihet me gripin në kafshë të tjera të egra përpara se të arrijë njerëzit.

Nje tjeter profesor, Prof. Robert Dingwall, theksoi se pandemitë e gripit ndodhin një herë në një brez.

Pandemia e fundit goditi në 2009-10 me gripin e shfaqur ne Meksike, ndërsa pandemia e gripit spanjoll në vitit 1918 mori deri në 100 milionë jetë, duke infektuar një të tretën e popullsisë së botës.

Loading...

Lini nje pergjigje