E rëndë, makina përplas për vdekje 4-vjeçarin në Durrës, largohet shoferi

0

Një fëmijë 4 vjeç është përplasur për vdekje nga një automjet në Durrës pasditen e kësaj të enjte.

“Në lagjen Nr.13 Plazh, Durrës një mjet tip Opel me targa Zvicre BE767006 , me drejtues shtetasin K.D. ka aksidentuar një fëmijë të mitur me iniciale B.B. 4 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes”, njoftoi Policia.

Ndërkohë, një hetim ka nisur lidhur me ngjarjen.

Lini nje pergjigje