Dorëheqja, reagon Vetëvendosje: Opozitë Shpendit!

0
120

Lëvizja Vetëvendosje reagoi ashpër pas vendimit të Shpend Ahmetit për t’u larguar prej radhëve të kësaj force politike.

Në deklaratën e saj përcillet qartë bindja se kryetari i Bashkisë së Prishtinës më shumë ka përfituar nga lëvizja sesa i ka dhënë asaj, duke mbajtur në fund krahun e atyre që konsiderohen përçarës. Sakrificat, puna e palodhur e aktivistëve dhe vullnetarëve dhe buxheti i ndarë për zgjedhjet lokale në Prishtinë nuk ka qenë për ta patur kryetarin vetëm 100 ditë, por për 4 vjet.

“Ne e falenderojmë Shpend Ahmetin për kontributet në fitoret tona dhe natyrisht presim nga ai asgjë më pak sesa realizimin e premtimeve që ka dhënë në emër të lëvizjes në vitin 2013, por edhe në vitin 2017. Tani, padrejtësisht, lëvizja do të jetë në opozitë, aty ku në fakt fituam”, vazhdon deklarata.

Shpend Ahmeti, një nga figurat më të rëndësishme të kësaj lëvizjeje, u zgjodh kryetar i Prishtinës në vitin 2013, pozita e parë e lartë e fituar nga Vetëvendosja. Ai u rizgjodh në të njëjtin post vitin e kaluar, ndërsa në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, rezultoi anëtari i dytë më i votuar nga kjo lëvizje.

Në letrën e dorëheqjes, Ahmeti theksonte se “motivi i vendimit tim është se arsyeja për të cilën iu bashkua kësaj force politike, nuk ekziston më. Vetëvendosja nuk është më. Mospajtimet kanë dëmtuar frymën, besimin dhe rrjedhimisht edhe kauzën”.

Ai shtoi se është munduar të luajë rolin e ndërmjetësuesit për kapërcimin e problemeve, gjë që, sipas tij, është provuar e pamundur. Ahmeti shpjegoi më tej se e ardhmja e tij do të lidhet me punët e kryetarit të Prishtinës, ndërsa nuk përjashton vështirësitë që do të hasë atje, pasi një pjesë e madhe e Kuvendit Komunal të kryeqytetit përbëhet nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët votuan të mërkurën kundër raportit të tij buxhetor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here