Dhunon gruan për 8 marsin në praninë e fëmijëve, arrestohet 40-vjeçari

0
194

Policia e Lushnjës ka arrestuar në flagrancë paraditen e sotme një 40-vjeçar, i cili dhunonte gruan.

Më tej policia deklaron se dhuna është bërë në praninë e fëmijëve.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Erjon Sulko, 40 vjeç, banues në lagjen ””Xhevdet Nepravishta” Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases L.S, 42 vjeçe, në praninë e vajzës së mitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga Neni 130/a/4  i Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here