Deputeti i PD/ Vlahutin dhe Mogherinin: “Sheh qimen tek tjetri, nuk sheh trarin në kurriz të vet. S’ke çi bën, kur të pihet të pihet…”

0
182

Deputeti demokrat Myslim Murrizi ka ironizuar zyrtaren e lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe Ambasadoren Romana Vlahutin, pas lajmin se mbesa e Mogherinit është arrestuar gjatë një operacioni anti-drogë në Itali.

“Ishalla nuk e deklaron në formular se e kap VETINGU.

Apo nën kujdesin e vartëses së Saj në Tirane, zj Romana më duket se nuk janë përfshirë në veting nipër dhe mbesa.

Populli jonë ka një shprehje për të tilla raste:

Sheh qimen tek tjetri, dhe nuk sheh trarin në kurriz të vet.

Megjithëse kjo nuk është hera e parë që mbesa e ministres së Jashtme të BE kapet me kokainë.

S’ke çi bën! Kur të pihet të pihet, qejfi bëhet ves dhe vesi del me shpirtin”, shkruan Murrizi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here