Debati në mbledhjen me dyer të mbyllura, Imami-Bashës: Duhet frymë, nuk zgjidhet çështja me grupe pune…

0
240

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami, anëtar i Kryesisë të kësaj partie ka kundërshtuar kërkesën e kryetari Basha për të qenë pjesë grupit të punës për ndryshimet statutore.

Imami ka deklaruar sipas burimeve që se është kundër thirrjes të Kuvendit Kombëtar pa u thirrur më parë Këshilli Kombëtar.

ImamiJam kundra mbledhjes së Kuvendit pa u thirrur Këshilli Kombëtar. Nuk kuptoj pse duhet të bëjmë kongres të parakohshëm. Nuk jam dakord me këtë nxitim, sepse nuk kuptoj shkaqet. Nuk kuptoj shkaqet e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, pasi në mbledhjen e fundit u fol vetëm për analizë.

Gjithashtu, Imami sipas burimeve i ka kërkuar Bashës se çështjet nuk zgjidhen në mënyrë mekanike.

Imami-Bashës: Nuk zgjidhen gjërat në mënyrë mekanike, e as me grupe pune. Fjalët i ke të bukura por mungojnë veprat. Duhet fryme dhe nuk zgjidhet kjo çështje duke na futur nëpër grupe pune.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here