‘Dashuria e nënës, më e shtrenjta në botë…’, mesazhi i ndjerë i Presidentit gjatë vizitës te fëmijët që nuk shikojnë

0
185

Presidenti Ilir Meta vizitoi Institutin e Fëmijëve që nuk Shikojnë “Ramazan Kabashi” në kryeqytet, ku dha një mesazh të veçantë me rastin e 8 Marsit.

“Nëna ime

..Kur të bëhesh burrë i pjekur e i rrahur nga dallgët e jetës, sa e sa herë, o Erik, do ta thërrasësh nënën tënde me mall e me brengë në shpirt, vetëm e vetëm që t’ia dëgjosh edhe njëherë zërin, që ta shikosh edhe njëherë kur të të hapë krahët, e ta pushtosh duke qarë me ngashërim si ndonjë fëmijë i mjerë, që nuk ka asnjë mbrojtje e ngushëllim.

…Ta dish, o Eriku im, se dashuria e nënës është dashuria më e shtrenjtë në botë, e mjerë ai që e shkel.

…Kurrë mos nxirr më prej goje ndonjë fjalë të ashpër për atë që të dha jetën”, ishte mesazhi me pasazh nga libri “Zemra” e De Amicis, që Presidenti Meta regjistroi audio në laboratorin e fëmijëve që nuk shikojnë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here