Arrestohet sipërmarrësi i njohur në Tiranë, ja për çfarë akuzohet (EMRI)

0
175

Policia e Tiranës ka arrestuar sipërmarrësin Namik Pelivani, pasi akuzohet për mashtrim. Sipas hetimeve, Namik Pelivani nuk ka respektuar kontratën që kishte nënshkruar nëpërmjet një ndërmjetësi me disa familje për të shfrytëzuar truallin ku ishin ndërtuar shtëpitë e tyre për ndërtimin e një pallati në zonën e Unazës së Re në Tiranë.

Biznesmeni është arrestuar pas kallëzimit nga disa banorë të Unazës së Re me pretendimin se janë mashtruar nga biznesmeni prej 6 vitesh.

Sipas kallëzimit, që ata kanë bërë në Komisariatin nr.6, Pelivani u ka premtuar se pas prishjes së banesave të tyre private për ndërtimin e pallatit nga firma e tij, do t’i jepte atyre apartamente në këtë pallat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here