VIDEO/ Mirela di të lexojë… Kujton se është në auditor?

0
233

Sot në komisionin e ligjeve, në pikën e dyte të mbledhjes, merr pjesë edhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Për të shpjeguar në parim ligjin për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë, Kumbaro ja nisi leximit “pikë e presje” të ligjit që secili nga kolegët e saj kishte mbi tavolinë.

Sipas saj, një shpjegim i tillë bëhet për transparencë me publikun. Mirëpo kjo zgjatje shkaktoi bezdi dhe ironi të anëtarëve të Komisionit.

Deputeti i LSI Naspi Naço iu drejtua Kumbaros me një pyetje ironike, nëse e bënte me pasion leximin. As nga ana e kolegëve te mazhorancës, nuk mungoi shprehia e bezdisë së shkaktuar nga ministrja e tyre.

Në një moment, kryetari i Komisionit, Ulsi Manja, ju drejtohet kolegëve të tij, në një lloj mënyre që nënkuptonte se edhe ky i fundit u bezdis nga “llomotitja” e Kumbaros.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here