VIDEO/ Ja festa e ‘çmendur’ e Realit në dhomat e zhveshjes

0
158

Real Madrid mbrëmjen e djeshme ka pasur një arsye më shumë për të festuar pasi kanë eliminuar nga Championsi skuadrën që gjatë viteve të fundit ka shpenzuar rreth 1 miliard euro, pikërisht Paris Saint Germain.

Të gjithë futbollistët dukeshin shumë të entuziazmuar që kishin kaluar një pengesë aspak të lehtë, duke filluar nga Ronaldo, i cili nuk ngurroi të takonte të gjithë shokët e skuadrës me radhë, ashtu siç bëri edhe Ramos pak më vonë.

Në fund, në dhomat e zhveshjeve hyri edhe Zidane, i cili i takoi një nga një lojtarët e tij, duke u ndalur pak çaste më shumë te Lukas Vazkez, autor i asistit për golin e Ronaldos që bëri më të thjeshtë kualifikimin.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here