‘Ti ngjajmë Ramës’, Kombinime shumëngjyrëshe, ja si paraqitet Senida Mesi dhe stafi i saj në takimin zyrtar…

0

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Ivan Korçok, ka zhvilluar një takim me zv.Kryeministren Senida Mesi, në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Tiranë.

Por ajo që ka tërhequr vëmendjen nga ky takim është kontrasti mjaft i madh mes delegacionit slloven dhe mikpritësve shqiptarë.

Korçok shoqërohej në këtë takim nga 4 zyrtarë sllovenë, pjesë e delegacionit, çka duket se ka detyruar edhe zv.kryeministren të paraqitet me stafin e saj.

E ndërsa pjesëtarët e delegacionit slloven kanë respektuar në maksimum takimin, duke u paraqitur me një veshje serioze, të gjithë me kostum, në anën tjetër ka patur një shumëllojshmëri kombinimesh.

Ndoshta një staf i organizuar në minutat e fundit për takim, përballë delegacionit slloven, por me një veshje që s’ka lidhje me atë të takimeve të nivelit të tillë.

Ndoshta moda e Kryeministrit që shfaqet në takime zyrtare me atlete, çitjane apo kombinime të tjera shumëngjyrëshe, po ndiqet edhe nga pjesa tjetër e administratës

Lini nje pergjigje