Takimi mes Koresë së Veriut dhe Jugut, Trump: bota është në pritje

0
137

Presidenti amerikan Donald Trump foli sot për një “progres të mundshëm” pas njoftimit të Koresë së Jugut se Veriu ka rënë dakord të ndalë provat me armë bërthamore dhe raketa balistike, nëse zhvillon bisedime me SHBA për pakësimin e armëve nukleare në gadishull. Por, Trump tha se kjo mund të jetë një “shpresë e rreme”.

Presidenti Trump i bëri komentet në Twitter si përgjigje ndaj një serie njoftimesh të Koresë së Jugut pas kthimit në atdhe të emisarëve të saj nga një vizitë e pazakontë në Korenë e Veriut.

Koreja e Jugut njoftoi se kishte rënë dakord me Korenë e Veriut për të zhvilluar një takim të nivelit të lartë në fund të prillit.

“Për herë të parë në shumë vite, po bëhet një përpjekje serioze nga të gjitha palët e interesuara. Bota po vëzhgon dhe është në pritje. Mund të jetë shpresë e rreme, por SHBA janë të gatshme të veprojnë fort në cilindo drejtim”, shkruan Trump.

Koreja e Jugut njoftoi sot se Pheniani u kishte thënë të dërguarve të Seulit se nuk ka arsye të posedojë armë bërthamore nëse merr një garanci sigurie dhe se Veriu kishte premtuar të mos përdorte armë bërthamore dhe konvencionale kundër Koresë së Jugut. Dy Koretë kishin rënë dakord gjithashtu të vendosnin një “linjë të drejtpërdrejtë telefonike” mes udhëheqësve për të ulur tensionet ushtarake.

Është e paqartë se çfarë diskutoi Kim Jong Un dhe kreu i delegacionit koreanojugor në një darkë dhe një takim të mëvonshëm. Por televizioni shtetëror i Koresë së Veriut tha më pas se të dyja palët kishin arritur një marrëveshje për bisedime të tjera.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here