“Sot ka më shumë lule në rrugë për 7-Marsin por më pak DIJE, njerëz që nuk u shkolluan por u superdiplomuan”

0
168

Profesor Përparim Kabo, sot në festën e mësuesit rrëfen disa momente vërtet të veçanta nga ky mëngjes që e ka bërë të reflektojë disi edhe për vlerën e 7-marsin.

Me keqardhje profesori konstaton se sot ka më shumë lule nëpër rrugë për 7-marsin por më pak dije e dashuri për të.

“Flitet për reformim te arsimimit dhe jo për dashurimin e tij… Njerezit e dijes janë në pakice se ky status u vodh nga ata që nuk u shkolluan por u superdiplomuan…”, shkruan Kabo.

KOMENTI I PLOTË:

Kjo dite nisi me urimin e nenes sime…tek dola nga shtepia i pari qe takova ishte nje shok femijerire qe nuk studjoi gjate dhe u be bojaxhi…te gjithe e njohim si Tosi Celikes…pra me emrin e nenes e cila ishte nje grua heroine se rriti shume femije dhe punonte si puntore krahu ne Pasurine e Shtetit…dhe Tosi sa me pa me tha gezuar festen profesor…Tek mora vajzen ne makine qe te shkonim ne pune ajo me solli nje kaktus te bukur dhe e vendosa mbi tavolinen ne zyre…Por rruges per ne universitet takova nje kolege te nderuar prof Matematike… kafen e mengjesit e patem bashke dhe biseda ishte…. nga vjene termi algoritem dhe nga ndryshon nga metoda…me tej akoma ceshte algoritmi simbolik etj…Tani hy ne fb dhe shoh urimet…eshte gjithcka qe ta ben diten te bukur dhe te jep te kuptosh se ke bere dicka ne jeten tende dhe ne nje pune 40 vjecare ne arsim. Tek kontrollova posten elektronike nje mik me kishte uruar edhe ai profesor matematike, nje mik qe dallon edhe per nje kulture fine…dhe une ju pergjigje urimit te tij me keto fjale qe po i ndaj edhe me Ju miq:

Dikur dija ishte dije…
Ai qe te mesonte ishte modeli…
Shkolla kishte vleren e fatit te nje kombi..
Eruditi ishte shembulli…

Sot ka me shume lule ne rruge …per 7 marsin
Me pak dije dhe dashuri per te…
Flitet per reformim te arsimimit dhe jo per dashurimin e tij…
Njerezit e dijes jane ne pakice se ky status u vodh nga ata qe nuk u shkolluan por u superdiplomuan…

Ps/Mirenjohje per ata qe e lidhen jeten per arsimimin dhe shkencen
pkabo 7 mars 2018

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here