SKANDAL/ Rama dhe Nikolla po terrorizojnë mësuesit, për llogari të Universiteteve private

0
216

Sipas tyre Rama dhe Nikolla po kërkojnë të krahasojnë sistemin e vjetër me sistemin e ri, vetëm që të përfitojnë para Universitete private.

Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ja postimi i Berishës në Facebook:

Ja si i nëpërkëmb dhe terrorizon mësuesit piktori dështak dhe ndrikulla Nikolla!

Mësuesi dixhital denoncon:

Cinizmin, nëpërkëmbjen e mijëra mësuesëve për llogari të gjobitjes së tyre të universiteteve private!

Edvin Kristaq Rama, mësueseve me 30 vjet eksperiencë, të cilët mbaruan universitetin për ciklin e ulët para viteve 90 dukë dhënë 44 provime, do ti krahasojë me bachelorët e këtyre viteve të fundit që marrin çertifikatën duke dhënë vetëm 27 provime. Me këtë krahasim absurd

-mbi 3000 mijë mësues duhet të paraqiten për master në universitetin Kristaq Rama dhe universitetet e tjera të klientelës

-Këtyre mësuesve jo vetëm u shkelmohen 17 provime të dhëna më shume se sa jepen sot për bacheloret por iu shkelmohen edhe 27-37 vite eksperiencë.

Këtë akt absurd e ndërmarrin dy xhahilë si Edvin Kristaq Rama, i cili vet ka mbaruar Artet kur Akademia ishte 3 vjeçare dhe “ndrikull kristali” që ka mbrojtur tezën në universitetin privat, thuhet në Kristal.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim të papërgjegjshëm korruptiv dhe klientelist të piktorit dështak dhe ndrikull Kristalit, dhe i bëj thirrje parlamentit të trajtojë me urgjencë këtë çështje! sb

“ I nderuar zoti Berisha,

Duke ju kerkuar ndjesë për shqetësimin, por Ju drejtohemi, sepse kemi besim se vetëm ju mund ta ngrini zërin në emrin tonë.

Jemi një grup mësuesish të Arsimit Fillor të qytetit të Tiranës. Shqetësimi ynë ka të bëjë me unifikimin e diplomave sipas ligjit të ri të Arsimit të lartë të vitit 2015 (ligji 80/2015).

Ne mësuesve të Arsimit Fillor që deri në vitin 1998 kemi mbaruar ciklin e studimeve 3-vjeçare në Mësuesi sipas ligjit të 2015-ës, diplomat e studimit me 3 vite = 6 semestra unifikohen “Bachelor”. Diplomat me 4 vite = 8 semestra unifikohen “Master Shkencor”. Ndërkohë, diplomat para 1998 janë të shoqëruara me 44 provime ndërsa diplomat Bachelor me të cilat na ekuivalentojnë shoqërohen 27 provime.

Pra diploma jonë 3-vjeçare me sistem të plotë, nuk paska asnjë vlerë? Studimet tona kanë përfunduar para miratimit të këtij ligji dhe ligji nuk ka prapaveprim kur cënon të drejtën e individit. E këtu po cënohet jo e një individi por 3000 individë në të gjithë Shqipërinë.

Por, me datë 26 shkurt na u tha mos u shqetësoni PAGA nuk ndryshon. Ministria e Arsimit doli e na prezantoi edhe një VKM. E shumë prej mësuesve të prekur, u gënjyen dhe u ulën zërat. Komenti në MASR “ E hëngrën, e keqja më e madhe tre ditë zgjat ”. Kjo është akoma më e rëndë seç ju mund ta mendoni. Në këtë VKM nr.351, datë 19.04.2017 citohet:

“ Punonjësit aktualë/mësimorë/educatorë të cilët zotërojnë diploma të ciklit të parë të studimeve universitare “ Bachelor”, ose të barasvlefshme me të, sipas legjislacionit të arsimit të lartë dhe deri para dates 1 mars 2017, kanë përfituar pagën e grupit në masën e 14 000 (katërmbëdhjetë mijë) lekë, do të vazhdojnë të përfitojnë të njëjtën masë të pages së grupit deri në momentin e ndryshimit të nivelit të diplomës, apo ndërprerjes së marrëdhënieve të punë me institucionin arsimor përkatës.”

Por ajo që nuk kuptuan këta mësues që e ulën zërin, ishte se ata nuk e lexuan me sy, por besuan te njoftimi për shtyp:…deri në momentin e ndryshimit të nivelit të diploma”, pra me ndryshimin e nivelit të diplomës detyrimisht do të ndryshojë edhe paga. Pra vërtet mësuesit e hëngrën. Ata do të dalin nga sistemi, do detyrohen të bëjnë master, të japin provim shteti edhe pse kanë 20-30 e më shumë vite pune, e pse jo, të dalin edhe nga sistemi si të padiplomuar.

A mundet që diploma e para 1990 të barazohet me një certificate Bachelor?

Ka vetëm një shpjegim. Universitetet private kanë uri, se duhet të paguajnë gjoba të majme e për këtë MASR nuk ka mënyrë tjetër që ti mbushë auditoret, se nuk i thonë pak 20% të 3000 mësues x 2000 euro personi. Duke ju lutur që të sensibilizoni që neni 124/1 të interpretohet siç duhet dhe me afatet e duhura kohore, ju falenderoj për vëmendjen dhe ju urojmë shendet.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here