SKANDAL/ Drejtori i Hipotekës së Gramshit s’plotëson kriteret ligjore, rezultatet ‘top secret’

0

Kryeministri Edi Rama pak kohë më parë u kërkoi të gjithë drejtorëve të Hipotekave dorëheqjen.

Loading...

“Firmosni dorëheqjen sot, që të paktën të ikni me dinjitet fundor nga kjo punë!”

Shumë prej drejtorëve dhanë dorëheqjen, disa u pushuan, e disa të tjerë u dëmshpërblyen për heqje të padrejtë nga puna. Por nisma e kryeministrit bëri që shumica e posteve të drejtorit në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Palujtshme të ngeleshin bosh, pasi procedura e konkurimit për gjetjen e drejtuesve të rinj nuk funksionoi.

Image

Nga ky moment nisi procedura e konkurimit për gjetjen e drejtuesve të rinj. Por ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi se kandidatët nuk ishin të përshtatshëm, ndaj dhe procedura u përsërit.

“Nuk arrijmë dot që të kemi në krye të këtyre institucioneve, për të cilat ne duam të bëjmë ndryshim, profesionistët më të mirë të vendit”.

Procedura e konkurimit kualifikoi katër kandidatë për drejtorë të Hipotekës së Gramshit, por asnjë prej tyre nuk është informuar se sa pikë ka marrë në dy testimet e zhvilluara.

Image

Drejtor i Hipotekës Gramsh u zgjodh Xhilson Bajrami, i cili nuk plotëson kriteret ligjore. Ndërsa një prej konkurrentëve, Elidjan Koçi deklaron se nuk mori kurrë përgjigje nga Ministria e Drejtësisë për rezultatin e tij të testimit me shkrim e me gojë.

Image

“Më datë 21 Dhjetor 2017, në ambjentet e Ministrisë së Drejtësisë, është zhvilluar testim, që ka zgjedhur për rreth 2 orë. Një javë më pas jemi njoftuar për intervistën me gojë, jam paraqitur dhe e kam dhënë intervistën. Unë akoma nuk e di sesa pikë kam marrë nga testimi me shkrim dhe intervista me gojë.  Në fakt unë i kam kërkuar punonjësve të ministrisë edhe verbalisht edhe me shkresë që të marr informacion mbi pikët që unë kam marrë në këto testime. Deri më sot nuk më është mundësuar asnjë informacion i tillë. Për këtë arsye i jam drejtuar emisionit tuaj, për të mësuar të vërtetën!”, u shpreh Elidjan Koçi, i cili nuk është përzgjedhur për postin e drejtuesit të Hipotekës Gramsh.

Image

Drejtor i Hipotekës Gramsh u përzgjodh Xhilson Bajrami, pasi sipas Ministrisë së Drejtësisë, i plotësonte të gjitha kriteret ligjore, si shtetësi shqiptare; arsim të lartë juridik, ekonomik, inxhinierik ose menaxhim publik; përvojë në administratë publike prej më shumë se 5 vitesh, si dhe nuk është dënuar penalisht.

Por denoncuesi pretendon se i përzgjedhuri i Ministrisë së Drejtësisë nuk e plotëson kushtin e vjetërsisë së punës në administratë publike.

Gjatë hulumtimit të emisionit “Stop” rezultoi e Xhilson Bajrami është punësuar për 11 muaj pranë OSHEE, 3 muaj në Spitalin e Gramshit, 9 muaj pranë “Ujësjellës Gramsh Sh.a” dhe  12 muaj në bashki, pra në total 35 muaj i punësuar në administratë publike.

Image

Elidjan Koçi tregon se ka bërë ankim administrativ, të drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, por ende nuk ka marrë një përgjigje zyrtare

Loading...

Lini nje pergjigje