Reagon ashpër Ambasada Ruse: “Ne ndërhyrje në Tiranë? Na ngatërrojnë me veten!”

0
174

Ambasada Ruse në Shqipëri ka reaguar ndaj akuzave se ajo ka ndërhyrë në fushatën zgjedhore të vitit të shkuar në Shqipëri, sipas një investigimi të revistës amerikane ‘Mother Jones’.

Ambasada Ruse i ka quajtur informacionet dhe akuzat, ‘një fushatë e pistë mediatike e iniciuar nga mediat perëndimore kundër Rusisë’.

Ambasada thekson se ajo përpiqet të qëndrojë në parimin e mosndërhyrjes, ‘ndryshe nga disa vende perëndimore’ në punët e brendshme të Shqipërisë.

“Shpresojmë gjithashtu që mendimi i autorëve amerikanë nuk përkon me qëndrimin e redaksive të mediave shqiptare, të cilat e kanë ribotuar artikullin e lartpërmendur.” – thuhet në përfundim të deklaratës së Ambasadës Ruse në Shqipëri

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here