Rama me mësuesit, kërkon ndjesë për mëkatet…

0
167

Me rastin e festës së 7 marsit, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me mësuesit.

Kryeministri u shpreh në fjalën e tij se “reforma në arsim po krijon dita ditës kushte për të pasur mësues sipas meritës, tekste sipas ambicies, mësimdhënie sipas nevojës dhe për të pasur “rilindjen” e trekëndëshit të suksesit shtet-mësues-prindër”.

“Një moment i rëndësishëm për secilin prej jush dhe të gjithë mësuesit e Shqipërisë. Ju uroj gëzuar festën e mësuesit dhe shpreh të gjithë nderimin, respektin dhe falenderimin për të gjitha ju që jeni mësuese të shquara dhe kolegët tuaj që kryejnë çdo ditë këtë mision kaq fisnik dhe të vështirë. Kisha dëshirë t’u bëja dhe një dhuratë dhe në fund vendosa t’u dhurojë një libër të Pier Paolo Pasolini, ku flitet për adoleshentët, të rinjtë e pabindur, të rinjtë kokëfortë, të rinjtë që dëshirojnë të përmbysin botën dhe që përmbysjen e botës e fillojnë dhe e mbarojnë duke kundërshtuar prindërit dhe mësuesit. Në libër ka pasazhe fantastike. Në kushtet e sotme është e lehtë të marrësh me mend sa e vështirë është puna e mësuesve përballë çunakëve, të cilëve mjedisi i sotëm publik për fat të keq ju mëson shumë më tepër gjëra të gabuara se shembuj të duhur. I kërkoj ndjesë të gjithë mësuesve, për faktin që unë dhe raca ime e politikanëve, nuk i ndihmojmë në kryerjen e misionit tuaj thelbësor, që është jo vetëm të përgatisni njerëz të ditur, por edhe të edukoni qytetarë të mirë. Akoma më keq, ju pengojmë çdo të enjte në kryerjen e misionit tuaj. Të enjten, shfaqja rrëzon të gjitha fjalët që ne mund të themi gjatë javës, në raport me virtytet, dhuntitë e mira. Sidoqoftë, duke qenë në këtë detyrë, unë kam mundësinë që në ditët e tjera të javës, përveç të enjtes, të javë të lajë me sa më shumë punë në mbështetjen tuaj mëkatet e ditës së enjte. Në raport me ju, ne kemi shumë për të bërë, detyrime sesa të drejta për të thënë se sa shumë kemi bërë. Besoj se me çdokënd prej jush që udhëhiqet nga arsyeja dhe nga faktet është e qartë që kemi bërë jo pak në funksion të krijimit të kushteve për të pasur një mjedis arsimimi dinjitoz. Reforma po krijon dita ditës kushte për të pasur mësues sipas meritës, tekste sipas ambicies, mësimdhënie sipas nevojës dhe për të pasur “rilindjen” e trekëndëshit të suksesit shtet-mësues-prindër. Ka shumë për të bërë, por jam shumë optimist. Shumë procese kanë nisur dhe po bëhen bashkë me ju”, tha Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here