Presidenti Ilir Meta uron 7 Marsin: Nderim veprës suaj të ndritur

0

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar të gjithë mësuesit, pedagogët dhe profesorët në ditën e 7 Marsit.

Me një shënim në faqen e tij në Facebook, Presidenti Meta falënderon të gjithë mësimdhënësit.

Postimi i plotë i Presidentit Meta:

Sot në Ditën e Mësuesit, dua t’ju uroj nga zemra të gjithë mësuesve, pedagogëve dhe profesorëve shqiptarë: Gëzuar 7 Marsin, ditën e nderimit të madh të veprës suaj të ndritur. Mirënjohja, dashuria e respekti do të shoqërojnë përjetësisht punën dhe misionin tuaj fisnik.

Lini nje pergjigje