Pornostarja s’i “ndahet” Trump-it: Marrëveshja s’ka vlerë

0
193

Ylli i pornografisë, Stormy Daniels, po padit presidentin Donald Trump duke pretenduar se ai kurrë nuk ka nënshkruar marrëveshjen e mosdeklarimit që avokati i tij kishte arritur me të pak para zgjedhjeve të 2016-s.

Daniels, emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford, thotë se avokati personal i Trump-it, Michael Cohen, ka vazhduar të përpiqet ta qetësojë atë për marrëdhënien e saj intime me Trumpin që filloi menjëherë pas Melania lindi djalin e tyre të vetëm, Barron.

Avokati personal i presidentit amerikan Donald Trump, pranoi se i kishte dhënë privatisht 130 mijë dollarë një aktoreje pornografike, në vitin 2016.

Deklarata për median amerikane New York Times, vjen pas raportimeve se aktorja e filmave për të rritur, e njohur si Stormy Daniels, ishte paguar për të nënshkruar një marrëveshje që do ta ndalonte atë të fliste për marrëdhënien e pretenduar me manjatin e pasurive të patundshme, Donald Trump. Fillimisht ajo pohoi se kishte pasur një lidhje me Trump gjatë një interviste në 2011-ën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here