Pas festës, mësuesi në gjendje të dehur përplas katër makina…

0

Pas festës së 7 Marsit,  mësuesi në gjendje të dehur ka aksidentuar 4 automjete që kanë qenë të parkuara në rrugën Transballkanike në Vlorë. Fax News raporton se ngjarja ka ndodhur këtë pasdite rreth orës 18.30 në Vlorë.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe nga kontrrolli paraprak ka rezultuar se drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin ka qenë në gjendje të dehur. Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit.

Raportohet se nga aksidenti nuk ka persona të lënduar.

Lini nje pergjigje